if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Donald trump 9 1024x576

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të shpallë së shpejti detajet e një plani të ri ndihmash për Gazën. Lajmi u bë i ditur për Times of Israel nga zëvendëszëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, pas deklaratës së Trump gjatë një konference shtypi me kryeministrin britanik Keir Starmer të hënën, ku ai njoftoi ngritjen e “qendrave ushqimore ku njerëzit mund të hyjnë pa asnjë kufizim”.

“Aktualisht njerëzit e shohin ushqimin nga 30 metra larg, por janë ngritur gardhe që askush të mos mund ta marrë. Është çmenduri”, u shpreh Trump.

Izraeli nuk ka konfirmuar ende nëse një plan i tillë është duke u përgatitur.

Gjatë një bisede me gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump tha se qendrat e reja ushqimore do të hapen “shumë shpejt”, duke theksuar se SHBA-të kanë dhuruar 60 milionë dollarë për këtë qëllim.

Sipas Times of Israel, nuk është e qartë nëse qendrat e reja do të jenë të lidhura me ato ekzistuese që aktualisht administrohen nga Gaza Humanitarian Foundation. I pyetur se kush do t’i menaxhojë qendrat, Trump u përgjigj se “do të negociojmë me Izraelin”.

Deri tani, Izraeli ka shmangur përfshirjen direkte në menaxhimin e qendrave të ndihmës, duke preferuar që ushtria izraelite (IDF) të ruajë vetëm perimetrin e tyre.

Trump deklaroi gjithashtu se ka folur me kryeministrin Benjamin Netanyahu dy ditë më parë dhe se edhe ai është i interesuar për shpërndarjen e drejtë të ndihmave.

“Besojmë se Izraeli mund të bëjë një punë të mirë. Ata duan të jenë të pranishëm në qendrat ushqimore për të siguruar që shpërndarja të jetë korrekte. Nuk duan që Hamasi të vjedhë ushqimin apo fondet”, tha ai.

I pyetur nëse ende mbështet planin e muajit shkurt për largimin e palestinezëve nga Gaza, Trump u përgjigj se ideja është pritur në mënyra të ndryshme.

“Disa e kanë vlerësuar, të tjerë jo. Shumë palestinezë duan të largohen nga Gaza. Duhet të shohim si do të rrjedhin gjërat, përpara se të vendosim”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights