Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duket se mban “mëri” me Kinën, pasi nuk kursen ironinë dhe akuzat ndaj saj.
Përmes një postimi në platformën “Truth Social”, Trump shkruan se ai ndërmorri hapa konkrete për të mos e goditur rëndë ekonominë e Kinës, pas tarifave të vendosura prej tij. Sipas Presidentit, Kina nuk e ka “vlerësuar” këtë gjë dhe ka shkelur çdo pikë të marrëveshjes së shpejtë të arritur mes tyre.
“Dy javë më parë, Kina ishte në rrezik të madh ekonomik. Tarifat shumë të larta që vendosa unë, e bërën të pamundur për Kinën që të importonte brenda Shteteve të Bashkuara, teksa deri tani, ajo është tregtuesja numri një në botë. Ne në fakt, u bëmë “të ftohtë” me Kinën, e kjo ishte dëshpëruese për ata. Shumë fabrika u mbyllën, dhe pati “trazira civile”, për t’a zbutur. E pash se çfarë po ndodhte dhe nuk më pëlqeu, për ata, jo për ne. Bëra një marrëveshje të shpejtë me Kinën, në mënyrë që ta shpëtoja nga çfarë mendoja se do të ndodhtë, të qënurit në një situatë shumë e keqe, e nuk doja që ta shikojë atë gjë të ndodhte. Për shkak të kësaj marrëveshjeje, çdo gjë u stabilizua shpejt dhe Kina u rikthye në biznes si përherë. Çdokush ishte i lumtur! Ky ishte lajm i mirë! Lajmi i keq është që Kina, ndoshta jo surprizuese për disa, ka shkelur totalisht marrëveshjen me ne. Kaq shumë për të qenë zoti ‘Djali i Mirë’”, shkruan Trump në “Truth Social”.
Marrëveshja SHBA-Kinë konsistonte në uljen e tarifave për 90 ditë, duke e çuar në një ulje prej 115% për secilën palë, si mënyrë për të nxitur bashkëpunimin ekonomik mes tyre. Por edhe pse pati dakordësi të kësaj marrëveshje, Kina kishte sërish në “pjatë” detyrime të larta në fuqi. Kjo nuk ndikoi shumë në uljen e tensioneve midis palëve.
E gjitha kjo vjen pasi bisedimet SHBA-Kinë lidhur me tarifat, janë “bllokuar” dhe nuk kanë ecur rrjedhshëm.