Image 250 1024x683

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump i uron shërim sa më të shpejtë Joe Biden, pasi ky i fundit u diagnostikua me kancer në prostatë.

Përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”, ai shkruan:

Unë dhe Melania jemi të trishtuar pasi dëgjuam për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden. I shprehim urimet tona më të ngrohta dhe më të mirat Jill dhe familjes dhe i urojmë Joe-t një shërim të shpejtë!

Kujtojmë se pas një fushate të ashpër, Biden e mundi Trump-in në garën presidenciale të vitit 2020, por ai u tërhoq nga gara e vitit 2024 pas një performance të dobët në debat që rriti shqetësimet në lidhje me moshën dhe aftësitë e tij për të qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Pas shumë kundërshtive e kritikave në radhëve e demokratëve, Biden vendosi më 21 Korrik 2024 të mos rikandidonte për zgjedhjet presidenciale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights