2025 08 07t080502z 907744446 mt1ddpmedddp26003449 rtrmadp 3 ddp scaled 1 1 696x464

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të heqë dorë nga territori Rusisë gjatë takimit të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, gjë që shkaktoi zhgënjim midis delegacionit ukrainas, sipas “Reuters”.

Trump gjithashtu refuzoi të ofronte raketa “Tomahawk” për Ukrainën dhe foli për dhënien e garancive të sigurisë si për Kievin ashtu edhe për Moskën, komente që delegacionit ukrainas iu dukën të paqarta.

Pas takimit të tij me Zelensky, presidenti Trump bëri thirrje publikisht për një armëpushim në vijat aktuale të frontit, një qëndrim që presidenti ukrainas e mbështeti.

Propozimi i presidentit Trump në takimin e së premtes erdhi pasi Zelensky tha se nuk do t’i lëshonte vullnetarisht asnjë territor Moskës.

Takimi përfundoi me vendimin e Trump për të bërë një marrëveshje, në vijën e demarkacionit.

Në përgjithësi, ndonëse nuk ishte një fatkeqësi për ukrainasit, diskutimi ishte një zhgënjim i qartë për Zelensky, i cili shpresonte te siguronte raketat “Tomahawk” me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur në brendësi territorin e Rusisë.

“Trump nuk ka vendosur nëse do t’i vërë në dispozicion raketat “Tomahawk”, tha zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance për gazetarët dje në mbrëmje.

Elementet e bisedimeve mes Trump dhe Zelensky u raportuan për herë të parë, dje nga “The Financial Times”.

Gjatë javëve te fundit, ka pasur indikacione se Trump po i kalonte në plan të dytë përpjekjet për të arritur një marrëveshje midis Kievit dhe Moskës, në favor të mbështetjes së tij të plotë për ukrainasit.

Pas takimit me Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, Trump spekuloi se Ukraina mund të merrte sërish territorin që i kishte humbur Rusisë, një mundësi që edhe Kievi e sheh si të largët.

Por takimi i së premtes tregon se Trump mund të jetë përsëri duke kërkuar një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, madje edhe me kushte që nuk janë të pranueshme për Kievin.

Zyrtarët amerikanë kanë përmendur vazhdimisht mundësinë e një shkëmbimi territorial midis Ukrainës dhe Rusisë – një ide që Trump e kishte përqafuar më parë gjatë vitit.

Gjatë takimit të së premtes Trump theksoi se një marrëveshje e shpejtë ishte thelbësore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights