Trump 1 1024x561

Presidenti amerikan Donald Trump ashpërson tonet ndaj kreut të shtetit ukrainas, i cili shprehu zhgënjim që nuk u ftua për të qenë pjesë e takimit të Riadit mes kryediplomatëve të Uashingtonit dhe Moskës, që i dha “start” bisedimeve për fundin e luftës.

“Jam shumë i zhgënjyer të dëgjoj se ata qenkan mërzitur se nuk i ftuam. Nuk i kanë ftuar për 3 vite me radhë dhe shumë kohë më parë kur kjo çështje mund të zgjidhej shumë më kollaj dhe kur mund të shmangeshin kaq shumë humbje jetësh dhe shkatërrime”, tha Trump.

Trump nuk e kundërshtoi propozimin e diskutuar në samitin urgjent të liderëve të disa vendeve europiane në Paris për dërgimin e paqeruajtësve në Ukrainë pas arritjes së marrëveshjes së paqes.

“Nëse duan t’a bëjnë le ta bëjnë, nëse mendojnë se është gjëja e duhur. Nuk do ta kundërshtoj”, shprehet Trump.

E teksa presidenti francez Emmanuel Macron ka thirrur një samit të dytë urgjent në Paris, këtë të mërkurë me krerët e vendeve që nuk ishin të pranishëm në atë të së Hënës dhe Kanadasë, në Kiev mbërriti këtë paradite, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për Ukrainën, Keith Kellog. Ai do të takohet me Volodymyr Zelenskyn, me të cilin pritet të bisedojë për procesin e paqes të nisur në Riad të martën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights