Një incident i rëndë ka ndodhur në një kamping në Bösdorf të Gjermanisë, teksa një baba vrau fëmijën e tij 6-vjeçar dhe më pas thirri vetë policinë.
Në orën 3:37 të mëngjesit të së dielës, 39-vjeçari ka lajmëruar policinë dhe ka deklaruar se sapo kishte vrarë djalin e tij.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka gjetur të vdekur 6-vjeçarin me plagë të shumta me thikë.
Babai i fëmijës u arrestua pa rezistencë.
Sipas informacioneve të BILD, burri vuan nga probleme psikologjike.
Prandaj, me kërkesë të prokurorit, hetuesi i gjykatës së rrethit e dërgoi atë në një klinikë psikiatrike.
https://www.facebook.com/blueledED/