Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e zonës së Sanxhakut në qytetin e Laçit.
Një sasi e madhe eksplozivi i është vendosur shtëpisë së Skënder Likajt, por që fatmirësisht nuk pati persona të plagosur.
Pista kryesore ku po heton Policia është ajo e hakmarrjes, pasi familjarët e Likës janë të përfshirë në disa ngjarje me sfond kriminal të ndodhura në këtë zonë.
Djali i Skënderit aktualisht është në burg pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli, dhe se Policia ka përqendruar hetimet në këtë pistë.
“Në fakt sa i përket ngjarjes, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit tashmë policia po heton në pistën e hakmarrjes.
Kjo referuar ngjarjeve të mëparshme ku janë përfshirë familjarët e Skënder Likaj.
Ky i fundit ka qenë i ndaluar nga Policia e Lezhës bashkë me djalin e tij.
Lleha Likaj, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së biznesmenit Rakip Roli në dhjetor të 2021, për të cilën ndodhet dhe në burg, dhe Skënder Likaj është liruar nga akuzat pasi nuk është provuar përfshirja e tij”.
Ai thotë se edhe nipi i tij është arrestuar për ngjarjen e rëndë të 2020 ku u vranë dy biznesmenë në Mamurras.
“Familja Likaj nuk është skeduar vetëm për këtë ngjarje pasi nipi i tij. Ilir Likaj, është arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve të maj të 2020 në Mamurras, Paulin Gjergji dhe Bujar Likaj, ky i fundit s’ka lidhje farefisnore dhe në fakt e gjithë vëmendja është përqendruar te pista e hakmarrjes”.

