“Ne ecim me kohën”, duke sjellë diversifikim të produkteve tona, me funksione të personalizuara, menaxhuar nga një platformë e vetme

 Gjatë vizitave tona nëpër stendat e panairit, nuk mund të linim pa takuar përfaqësuesit e kompanisë së njohur Hikvision, e cila prezanton për bizneset e interesuara zgjidhjet e reja të kamerave të sigurisë, kontrollit dhe menaxhimit të personalizuar.

“Shqipëria sapo ka filluar të implementojë zgjidhje serioze dhe zbatuar teknologji moderne e të avancuara. Ne sot jemi në tregun shqiptar, me zgjidhjen e parkimit dhe atë të tregtisë me pakicë (retail), duke monitoruar lëvizjet e konsumatorëve. Sistemi është i konfiguruar në mënyrë të atillë, që të masë jo vetëm numrin e hyrjeve dhe daljeve të konsumatorit, por edhe perceptimin dhe gjendjen emotive të tij rreth shërbimit”, shprehet Eduart Dedolli, Menaxher i Zhvillimit të Biznesit në Hikvision Europë.

Kompania bijë e Hikvision, e cila mbulon pjesën e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, prezantohet për herë të parë, duke përfshirë një  portofol të madh të kamerave të sigurisë, me akses në kontroll, video foni, ekrane interaktive, ekrane transparente LED, e të tjera. Kompania me selinë për Europën në Holandë, përpos gamës së gjerë të produkteve që disponon, ofron zgjidhje për biznesin dhe institucionet qeverisëse, në sektorë të ndryshëm si tregti me pakicë dhe shumicë, në shkolla, transport, magazinime, dhe shumë sektorë të tjerë ku biznesi kërkon vlerë të shtuar sigurie dhe kontrolli në menaxhim.

Gjatë bisedës, Eduart Dedolli, Menaxher i Zhvillimit të Biznesit në Hikvision Europë na tregoi me krenari gamën e gjerë të produkteve. “Do vlerësoja kamerën solare, pasi punon e pavarur dhe mund të përdoret në vende që është vështirë për të çuar energjinë ose ku ka mungesë infrastrukture në internet. Kamera është e pajisur me slot 4g, e cila punon me operatorët telefonik, ka një panel diellor dhe bateri. Kamera mund të qëndrojë deri në tre ditë në punë të plotë, duke regjistruar informacion pa praninë e diellit, ndërsa në rast të të detektivit lëvizës mund të shkojë deri në 7 ditë punë”.

Me një prezantim serioz dhe me portofol të madh produktesh, janë instaluar në hyrjen e pananirit kamerat PTZ (Pan Tilt Zoom), kamerat radar për monitorimin e automjeteve në rrugë, për matjen e shpejtësisë së makinave, detektimin e lëvizjes së shoferave, për vendosjen e rripit të sigurisë, për thyerjen e rregullave në parkim dhe funksione të tjera të personalizuara. “Jemi lider në botë për inteligjencën artificiale (AI), pazi produktet tona bazohen në analizën e imazhit. Këtu jemi në një parkim virtual, i konfiguruar në kompjuter, i cili detekton automjetin kur futet në kuadratin e tij, duke ofruar shërbim të shtuar, pasi objekti është i monitoruar 24 orë për të parandaluar çdo lëvizje apo goditje nga automjetet e tjera.  Kamera detekton targën dhe vjen në ndihmë ku lëmë automjetin, psh në parkimet e mëdha, sistemi automatikisht e gjen atë ku është e lokalizuar’, tha Eduart Dedolli, Menaxher i Zhvillimit të Biznesit në Hikvision Europë.

Shumë kompani të interesuara janë afruar në panair për zgjidhje në fusha të ndryshme, sidomos ato të ndërtimit. “Në Panairin Ndëkombëtar të Tiranës kemi zgjedhur të prezantojmë produktet më risi dhe të avancuara, dhe më e rëndësishmja të japim zgjidhjet për biznesin ose individët e interesuar “, u shpreh Dedolli.

Me një sërë produktesh si kamera që lidhem me smartphone, lehtësisht të konfiguruara, baby camera, që janë të konfiguruara për monitorimin e lëvizjeve të foshnjave, të lidhura me  smartphone, duke i qetësuar përmes vendosjes së muzikës, ose mundësinë e njohjes së zërit të prindërve, dhe suportuar bisedën gjatë afrimit drejt fëmijës. Kamera me bateri për ambientet e jashtme (outdoor) me kohëzgjatje deri në 6 orë, ose indoor (ambiente të brendshme) me rrotullim 360 o, ekrane LED transparent (me mundësi pamje gjatë ditës, ndërsa natën me vizion ekrani tv), ekrane interactive të përdorura për edukim, pajisur me sisteme android, ose për konferenca.  “Ne operojmë mbi 10 vjet në tregun shiptar. Interesi dhe dëshira është shumë e madhe për të zgjedhur cilësinë, dhe mendoj se Shqipëria është në fillimet e saj, ku teknologjia do ketë një perspektivë të artë në vitet që do vijnë. Dy vitet e fundit ndjehet rritja e kërkesës për kamerat tona, pasi njerëzit janë të lidhur tashmë me brandin tonë, duke e dalluar cilësinë dhe kërkuar produktin që ne përfaqësojmë. Ajo që na bën të veçantë është shumëllojshmëria e produkteve tona, të cilat menaxhohen nga një platformë e vetme, duke e lidhur gjithë sistemin bashkë dhe mirëpërdorur për nevojat e biznesit. Përpiqemi të ruajmë një raport të drejtë midis cilësisë dhe çmimit, ppr kemi produkte si për përdorim masiv, edhe produkte profesionale për projekte të rëndësishme”, thanë përfaqësuesit e kompanisë në panair.

Ata theksuan se po vlerësohet akoma më shumë cilësa dhe teknlogjitë e reja të avancuara, dhe ndjehet një ndryshim thelbësor në qasjen e konsumatorit, duke u larguar nga produktet me kosto të ulët.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights