Policia Shkodër ka finalizuar operacionin “Aksi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Shkodër.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja në flagrancë duke transportuar, kundrejt pagesës, drejt kufirit me Malin e Zi, 13 shtetas të huaj që i kishte marrë në Sarandë, drejtuesi i automjetit A. K., 66 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu u sekuestruan automjeti (furgon), 2 aparate celulare, 22 000 lekë dhe 450 euro.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se, vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights