Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Elbasan. Në fjalën e tij para socialistëve, ai foli për transformimin e Parkut Metalurgjik në këtë qytet.
Për këtë të fundit, tha se janë angazhuar dhe arkitektë të huaj dhe do kthehet në “epiqendër inovacioni dhe zhvillimi”.
“Pika që duhet të bashkojë Tiranën dhe Elbasanin, dhe ta bëjë metropol të Shqipërisë në dekada të ardhshme.
Këtu ka potencial për të hapur kryeqytetin dhe për t’i dhënë një frymëmarrje dhe energji të re”, deklaroi Rama.
“E kemi të nevojshme nga ana juaj të na bëhet me dije, prandaj na duhet kjo tryezë e përbashkët, çdo plan që keni!
Sepse ju jeni këtu dhe ne duam që kjo rrugë të nisë nga ju. Jo vetëm fabrika, zyra e biznes.
Por edhe kulturë, sport e argëtim për fëmijët. Janë të gjitha mundësitë”, përfundoi kreu i qeverisë drejtuar “skuadrës” së tij në Elbasan.
