Ambulanca vlore 770x321

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte, 4 dhjetor 2025 në Vlorë.

Raportohet se një grua, rreth 50 vjeçe, duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali”, është rrëzuar përtokë.

Pas rrëzimit, gruaja ka humbur jetën.
Vdekja i ka ardhur pasi ka plasur kokën në një prej bordurave të bulevardit të Vlorës.

Me anë të një njoftimi, policia jep detaje nga ngjarja e rëndë.

“Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës”, njofton policia.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights