Një i ri ka humbur jetën, pasi është asfiksuar në banjat termale të llixhave të Treganit në Elbasan.

34 vjeçari Alban Pashollari u transportua fillimisht për në Spitalin Rajonal të Elbasanit ku  iu dha ndihma e parë.

Pavarësisht ndihmës mjekësore 34 vjeçari nuk ka mbijetuar.

Sipas dëshmive i riu ishte futur për të barë banja në ujërat termale pa bërë kontrollin paraprak mjekësor dhe e ka hapur vetë rubinetin e vaskave për t’i mbushur ato me uji termal.

I ndjeri ka qenë i shoqëruar nga një shok i tij i cili ka konstatuar se 34 vjeçari, ndërsa po bënte banja ka humbur ndjenjat dhe ka dhënë alarmin për gjithçka kishte ndodhur.

Ndërkohë gjatë dëshmisë së tyre pronarët e hotelit ku ishte akomoduar 34 vjeçari nga Yzberishti , kanë deklaruar se dy të rinjtë kishin hyrë pa leje në vaska pasi ato sipas rregullave të përcaktuara mbyllen  në orën 19:00 zakonisht dhe nuk lejohet futja në vaska pas këtij orari .

Si ndodhi ngjarja:

34-vjeçari Alban Pashollari së bashku me mikin e tij kanë mbërritur në zonë rreth orës 22:00, ku u vendosën në hotelin që  personat që kanë nevojë për ujërat termale.  Ndonëse nuk ishin klient në hotel, dy djemtë zgjodhën të qëndronin jashtë. I riu ka hapur vetë rubinetin për të mbushur pishinat e jashtme me ujëra termalë.

Por teksa qëndronte në llixha, shoku ka vërejtur se Alban Pashollari ishte në gjendje gjumi dhe kërkoi ndihmë më urgjencë.

Ende nuk janë përcaktuar saktësisht shkaqet  që sollën vdekjen e të riut në banjat termale të Treganit në Elbasan, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights