if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
640 0 1707037607xarrestimmmjpg 318

Goditet një rrjet prostitucioni që vepronte në Tiranë, duke shfrytëzuar vajza dhe gra të cilat vinin nga Kolumbia dhe Panamaja.

Policia e kryeqytetit ka njoftuar se gjatë operacionit të koduar “Crossline”, u vu në pranga një 20-vjeçar me inicialet K.P, ndërsa po punojnë dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij të dyshuar nga Kolumbia.

“Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. P. bashkëpunonte me një shtetas kolumbian, ende i paidentifikuar, për të trafikuar në Shqipëri, shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.“- thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë operacionit policor, janë zbuluar në flagrancë dhe 6 gra të moshave nga 27-35 vjeçe (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), në një apartament me qira ditore, në rrugën “Gjon Muzaka”, ky dyshohet se ushtronin prostitucionin. Gratë po procedohen në gjendje të lirë. Forcat e ligjit sekuestruan gjithashtu një shumë parash, që dyshohen se janë përfituar nga prostitucioni, 7 celularë dhe sende të tjera të kundraligjshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights