if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Policiaaa 1024x575

Pas disa muajsh hetime, policia e Korçës ka zbuluar një grup që trafikonte lëndë narkotike në Maliq. Ata kanë organizuar dy financuesit e grupit dhe kanë shpallur në kërkim dy organizatorët e trafikimit.

“Në kuadër të operacionit u kapën dy financuesit e kultivimit të kanabisit, konkretisht shtetasit L. XH., 45 vjeç, banues në Maliq, dhe G. M., 48 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. B., 42 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, banues në Korçë, organizatorë të trafikimit të kanabisit në katër raste të goditura më parë nga Policia”, thanë uniformat blu.

Rastet e goditura nga policia kanë të bëjnë me sekuestrimin e 6 kilogramëve heroinë në qershor të këtij viti, 12.5 kilogramë kanabis në prill të 2024-ës, 52.6 kilogramë kanabis në shtator 2023 dhe një rast në nëntor të po këtij viti ku në Greqi janë kapur 26 kilogramë lëndë narkotike.

Për këto raste janë arrestuar në total 6 persona.

Të katër këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Polovisht–Maliq, kanë kultivuar bimë narkotike dhe e kanë magazinuar në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, dhe më pas do të bëhej transportimi i saj drejt shtetit grek”, njoftoi policia.

Policia tha se vijon punën për të identifikuar persona të tjerë që janë përfshirë në këtë grup kriminal.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights