SERBI– Ende e tronditur 48 orë pas masakrës në një shkollë fillore, me një bilanc viktimash prej 8 personash, Serbia nuk ka rënë në qetësi.

8 të vrarë dhe 13 të plagosur (7 prej tyre në gjendje kritike) ka qenë bilanci i frikshëm i një akti terrorist nga 21-vjeçar, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe.

 Autori Uroš B., qëlloi me armë automatik tek një automjet në lëvizje pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, pas aktit ai u arratis por pas disa orësh kërkime ai u arrestua nga autoritetet serbe.

Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në kapjen e tij. 

Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij. Sipas vendasve, sipas asaj që kanë marrë vesh, Uroshi ka vrarë edhe të afërmit e tij më të afërt, dyshohet se një nga vëllezërit e tij, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, nipin e tij.

Uroš B. (21) dyshohet se ka shkuar në shtëpi pas një debati në oborrin e shkollës në Mlladenoc, ku ka marrë një pushkë automatike dhe ka shkuar në një zbavitje të tmerrshme. Rreth orës 23:00, ai vrau 8 persona mes tyre vëllanë, kunatën, madje dhe nipin. Ai ekzekutoi në total 8 persona dhe plagosi 13 të tjerë mes tyre 7 në gjendje kritike. Ai i kreu ekzekutimet në tre fshatra, Mlladenovac, Dubonë dhe Mali Orašje.

Çfarë ndodhi në shkollën fillore në Beograd:

13-vjeçari i identifikuar si Kosta.K ka ekzekutuar sot me armë zjarri 9 persona në një shkollë fillore “Vladislav Ribnikar”. Ai ka vrarë rojën dhe 8 nxënës të klasës. Kosta është student ekselent dhe fitues i olimpiadës së matematikës, ndërsa më herët ishte renditur në vendin e tretë në olimpiadën e historisë. Mediat aludojnë se ishte ky mllef që pati me mësuesen e historisë që e shtyu drejt aktit monstruoz.

Ai mori armën e zjarrit që e kishte i ati dhe qëlloi me breshëri plumbash rreth orës 08:00 kur zakonisht nis mësimi. Pasi i vrau ai u arrestua menjëherë nga policia serbe.

Është arrestuar vrasësi masiv Uroš Blažić, i cili mbrëmë vrau tetë dhe plagosi 13 persona.

Pas tetë orësh, vrasësi është gjetur në Vinjishtë afër Kragujevcit, falë aksionit intensiv të policisë serbe, e cila gjatë gjithë natës ka qenë në terren me të gjitha forcat në dispozicion. Ai u fsheh te banesa e dajes.

1683270402_hfgrtg.JPG

 Gjatë masakrës me autor një 21-vjeçar është prononcuar për media gjyshi i policit i cili ishte në gjendje shoku.

“Çfarë na ka bërë?! Më ka vrarë nipërit”, tha gjyshi i policit të vrarë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights