Whatsapp image 2025 09 19 at 11.48.04 770x433

Një tjetër rast i veprimtarive të paligjshme është goditur nga policia në kryeqytet, këtë herë në një lokal në rrugën “Mikel Maruli”. Si rezultat i operacionit të koduar “Multiple”, u arrestua një shtetas, një tjetër u shpall në kërkim, ndërsa pronari i lokalit po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, ndërhynë në ambientet e lokalit pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Të ndaluarit dhe masat e marra:

-R.U., 34 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë pasi u kap duke vendosur baste sportive përmes celularit të tij, brenda lokalit.

-E. P. (T.), 32 vjeç, u shpall në kërkim, pasi në një çantë të lënë në ambientet e lokalit u gjet një sasi lënde narkotike, e dyshuar si kokainë. Policia vijon punën për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan:

-Një sasi kokainë;

-Një celular, me të cilin kryheshin bastet sportive;

-Disa mjete identifikimi, të cilat janë nën verifikim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights