Starmeri

Kryeministri britanik Keir Starmer u shpreh siguria dhe ekonomia mbetet sfida kryesore në këtë epokë të re.

Fokusi i këtij Samiti të mbajtur në Tiranë është vënë tek Siguria, Ukraina si edhe bashkëpunimi me aleatët.

“Është një takim shumë i rëndësishëm sepse është një moment thelbësor. E themi të gjithë që jemi në një epokë të re, por karakterizohet nga luhatja dhe paqëndrueshmëria. Mundësia që të gjithë udhëheqësit europian të mblidhen se bashku për t’u përballur me sfida. Është shumë e rëndësishme që ne jemi sot këtu”, tha ai.

Më tej shtoi se duhet të punojnë së bashku për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Ndërkohë kemi punuar për këtë aleancë në mbarë europën. Kënaqësi që jam kryeministri i parë britanik që vij këtu dhe që punojmë në këtë Samit. Edi është nder të punoj me ju. Dhe tashmë kemi shumë sfida, emigracioni, po siguria. Ndërsa do të kemi edhe Samitin në Londër dhe sfida që do flasim këtu është një paqe e drejtë dhe të qëndrueshme.”, tha mes të tjerash ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights