Drejtori teknik i Partizanit, Sokol Haxhia, ka njoftuar këtë të enjte, 24 korrik, largimin nga klubi.
Këtë lajm të befasishëm, ish-futbollisti i “Demave të Kuq” e ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook.
Përkohësisht, skuadrën e ka në drejtim ish-trajneri i moshave të Partizanit, Fatjon Muhameti, i cili do të stërvisë lojtarët derisa klubi të vendosë për trajnerin e ri.
Kujtojmë se jo më larg se dje, 23 korrik, u largua po papritur nga detyra si trajner i Partizanit, Skënder Gega. Ai e mori drejtimin e këtij klubi më 28 mars dhe qëndroi në stol në 11 ndeshje, ku regjistroi pesë fitore, katër humbje dhe dy barazime.