Në Gjykatën Speciale të Kosovës, në Dhomat e Specializuara në Hagë, po mbahet sot seanca e fundit gjyqësore para shpalljes së vendimit në ngarkim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Katërshja udhëheqëse e UÇK-së po jep konkluzionet përfundimtare.
Ish-presidenti Hashim Thaçi në fjalimin e tij para trupit gjykues tha se është vetëm një e vërtetë, dhe ajo është se ai është plotësisht i pafajshëm.
Fjalimin e tij e ka nisur me urimet për gjithë shqiptarët, ne përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.
“Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm.
“Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane ishte Sllobodan Millosheviçi.
“Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndroja indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Për ketë jam krenar dhe nuk i bëhem pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë.”
Thaçi tha se i vetmi kundërshtar ishte Sllobodan Millosheviçi.
“Unë nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time e lërë më të ushtrojë kontroll. Unë u ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri”, shtoi ai.
Kontrolli dhe pushteti ishin në duart e hekurta të Sobodan Millosheviçit.
