Screenshot 1 1024x579 (1)

Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, u ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të bëjnë mamografinë dhe ekografinë e gjirit, në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”.

Rama ka shpërndarë videon e Ministrisë së Shëndetësisë, ku shfaqet dr. Ibrahim Avdia, mjek kirurg i njësisë së kirurgjisë onkologjike dhe terapisë intensive, i cili ndan mesazhin e rëndësishëm për diagnozën e hershme.

Mjekët nuk janë aty vetëm për të kuruar, ata janë aty për të parandaluar, sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë
Bëj mamografinë dhe ekografinë e gjirit, për veten, për ata që të duan, për ata që të presin çdo ditë në shtëpi

“Të dashura gra dhe vajza, sot është 1 tetori, muaji i sensibilizimit të luftës kundër kancerit të gjirit. Ju bëj thirrje që të vini dhe shfrytëzoni të gjitha mundësitë për të bërë ekzaminimet mamografike dhe çdo vizitë tjetër në të gjitha institucionet shëndetësore, qoftë ambulanca, mamografi të lëvizshme, qendra spitalore, për të bërë një diagnozë sa më të hershme. Diagnostikimi i hershëm është baraz me jetë. Kanceri i gjirit kur indentifikohet hershëm është mbi 90 e ca përqind i shërueshëm. Diagnoza e hershme dhe ekzaminimet bëjnë që të kanalizojmë trajtimin sa më adekuat të kancerit. Çdokush që ka pasur në familje një rast me kancer gjiri të nxisë motrën, nënën, dhe të njohurën që të bëjnë mamografi. Këtë sëmundje, nëse bëhemi të gjithë bashkë, arrijmë ta mposhtim.”, shprehet mjeku Avdia në video.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights