if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Pamje

Sipas të dhënave të Institutit Amerikan të Gjeofizikës (USGS), tërmeti që goditi gadishullin e Kamchatka-s natën e kaluar kishte një magnitudë prej 8.8 në shkallën Rihter. Kësisoj ai renditet mes gjashtë tërmeteve më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë në botë.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 20.7 kilometrash dhe rreth 126 kilometra nga qyteti Petropavlovsk-Kamchatsky, kryeqyteti i rajonit.

Brenda pak minutash, rrjetet botërore të monitorimit sizmik konfirmuan përmasat e fenomenit. Në një rajon të jo shumë të popullua, por të monitoruar nga afër nga sizmologët, ky tërmet, më i fuqishmi në zonë që nga viti 1952, e fut Kamchatka-n në listën e ngushtë të vendeve që kanë përjetuar tërmetet më shkatërrimtare të historisë. Me magnitudë 8.8, ai barazohet me tërmetin e Esmeraldas në Ekuador (1906) dhe atë të Biobio në Kili (2010), që kishin të njëjtën madhësi.

Tërmeti i natës së kaluar është më i fuqishmi që nga katastrofa e Tōhokusë në Japoni më 2011, kur një tërmet me magnitudë 9.1 goditi bregdetin lindor japonez, duke shkaktuar një cunami shkatërrues dhe aksidentin bërthamor në Fukushima.

Gadishulli i Kamchatkas, ka një shtrirje tokësore prej 1,250 kilometrash dhe ndodhet në takimin e pllakave tektonike të Paqësorit, një pikë e paqëndrueshme që e bën këtë rajon një nga zonat më aktive dhe më të monitoruara në botë nga pikëpamja sizmike dhe vullkanike. Në rang botëror, vetëm pesë tërmete të regjistruara në 100 vitet e fundit kanë qenë më të fuqishme se ky.

Lista e 10 tërmeteve më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë:

1-Valdivia, Kili – magnitudë 9.5 (1960)

2-Sumatra, Indonezi – magnitudë 9.3 (2004)

3-Ngushtica e Princit William, Alaska – magnitudë 9.2 (1964)

4-Tōhoku, Japoni – magnitudë 9.0 (2011)

5-Kamchatka, Rusi – magnitudë 9.0 (1952)

6-Kamchatka, Rusi – magnitudë 8.8 (2025)

7-Ekuador dhe Kolumbi – magnitudë 8.8 (1906)

8-Concepcion, Kili – magnitudë 8.8 (2010)

9-Ishujt Rat, Alaska – magnitudë 8.7 (1965)

10-Sumatra, Indonezi – magnitudë 8.6 (2005)

https://x.com/RT_com/status/1950422564897247376

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights