900 0 termeti2 583x350 1

Një tërmet i magnitudës 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 05:04 të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra është regjistruar në Fushë-Krujë, në një thellësi prej 15 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth epiqendrës.

Tërmeti në Fushë Krujë është pasuar nga disa lëkundje të tjera më të lehta në zonën e Krujës, Tiranës dhe Niklës, me magnitudë që nuk ka kaluar 2.4 ballë. Lëkundja më e fortë pas goditjes kryesore është regjistruar në Thumanë, me magnitudë 3.4 ballë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights