Policia ka vënë në pranga dy persona në Lushnje pasi ka arritur të zbardhë një tentativë vrasjeje të ndodhur 3 muaj më parë. Në pranga janë vënë dy persona, Laert Hasalla dhe Mariglen Matjani, porositës dhe ekzekutor.

Policia njofton se objektiv i atentatit të dështuar ishte një 22-vjeçar. Ai donte vdekjen e Marius Hasallës, sepse 2 vite më parë pasi i ati i Mariusit, ka vrarë Romeo Hasallën, vëllanë e Laert Hasallës.Nga të shtënat ka mbetur e plagosur halla e tij, e cila ndodhej në të njëjtin automjet me të.

Gjithçka ka nisur për një konflikt toke prej 2 hektarësh që është kthyer mollë sherri mes dy familjeve Hasalla. Përplasjet mes tyre kulmuan ne vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën.

Për ngjarjen u arrestua edhe Afrim Hasalla por më pas u la i lirë, pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin. Ai është dënuar me 35 vite burg.
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights