Në orët e para të mëngjesit të së hënës, disa persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin kasafortën dhe furgonin e një biznesi.
Thertorja është në pronësi të A.K.
Sipas asaj që policia bën me dije, në përpjekje për t’iu shmangur policisë, autorët janë larguar nga një rrugë dytësore dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Furgoni është gjetur nga uniformat blu, si dhe kasaforta e vjedhur që ishte e pa hapur.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.