1000 0 screenshot 1 2

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, në zonën e Transballkanikes, pas një ndjekjeje nga policia që ka përfunduar me aksident zinxhir dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas burimeve zyrtare, një automjet tip ML, me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të ndalimit në një postobllok policie, duke tentuar të largohet me shpejtësi. Në përpjekje për t’iu shmangur ndalimit, mjeti ka përplasur disa automjete, përfshirë edhe një mjet të Policisë së Burgjeve, të cilin e ka nxjerrë nga rruga.

Mjeti ML dyshohet se ka goditur edhe dy postoblloqe policie gjatë tentativës për t’u larguar, duke shkaktuar panik dhe kaos në rrugën Transballkanike, një prej zonave më të frekuentuara në qytet.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar gjithashtu dëmtime në një shtyllë ndriçimi.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur lehtë dy efektivë policie, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk raportohet për qytetarë të tjerë të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i automjetit ML është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights