Një 39-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë në afërsi të Pikës kufitare të Muriqanit, pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm.

“Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muriqani”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

 

-I. S. 39 vjeç, banues në fshatin “Sektor Rinia”, Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, në afërsi të PKK Muriqan, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, me të cilin dyshohet se ka transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë pakistanezë, të cilët kishin si destinacion fillestar Malin e Zi dhe më pas vendet e BE-së”, thuhet në komunikatën e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights