Një 40-vjeçar në Rinas është arrestuar pasi ka tentuar hyrjen me mjete identifikimi false, pasi ka precent penal në Itali.
Në pranga ka rënë shtetasi Eduart Isaku, i cili paraqiti mjetin identifikues me ermin Ermir Isaku.
Sipas njoftimit të policisë, ai ka precedent të mëparshëm penal pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 5 vite heqje lirie për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët e saj në Romë për ekstradimin e tij.
“Tentoi të hynte në Shqipëri, me identitet fals, pasi ishte i dënuar në Itali, arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.
40-vjeçari, i dënuar me 5 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, për vjedhje me dhunë. Gjatë intervistimeve të imtësishme, të realizuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe të tentativave për të kaluar ilegalisht kufirin, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë konstatuar në hyrje të Shqipërisë, se shtetasi Eduart Isaku, 40 vjeç, i cili udhëtonte nga Madridi, kishte paraqitur dokumente me identitet fals (me gjenealitete Ermir Isaku).
Nga verifikimet e mëtejshme dhe shkëmbimi i informacioneve në kohe reale, ndërmjet strukturave të INTERPOL, ka rezultuar se ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2018, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Ky shtetas u arrestua provizorisht dhe për ekstradimin e tij në Itali, po bashkëpunojnë Interpol Tirana dhe Interpol Roma”, njofton policia.