Vijon
situata e tensionuar në veri të Kosovës. Pas turmave të mbledhura në Zveçan,
agravohet situata dhe në Leposaviç. Disa kamionë janë parkuar në mes të rrugëve
në hyrje dhe dalje të Leposaviçit.Gaz
lotsjellës dhe të shtëna armësh janë shënuar në Komunën e Zveçanit, e cila
është bllokuar nga serbët.
Mediat
kosovare raportojnë se pas të shtënave, disa qytetarë kanë filluar të largohen
prej aty në panik. Po ashtu një makine policie i është vënë flaka, ndërsa
serbët kanë rrethuar komunën.
Autoritetet
e Kosovës fajësuan “strukturat kriminale dhe ilegale” të Serbisë për
përshkallzimin e situatës.
“Dhuna nuk
do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”,
shkroi në Twitter Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani.
I menjëhershëm ishte reagimi i Beogradit
zyrtar, ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha urdhër për ngritjen e
gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe në nivelin më të lartë.
mor për shkak të situatës në Kosovë. Radio-Televizioni i Serbisë raportoi se
ushtria serbe ka marrë urdhër që “të lëvizë urgjentisht” drejt kufirit me
Kosovën
“Policia e
Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e
saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si
dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha
veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia
e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviç
dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare
të komunave përkatëse”, thuhet në njoftim.