Tregtarët e Kombinatit janë përballur me një sulm nga Bashkia e Tiranës, e cila sipas tyre synon t’i largojë nga hapësirat ku tregtojnë prej vitesh fruta-perime. Ky veprim sipas tregtarëve është i padrejtë dhe po shkatërron burimin e tyre të vetëm të jetesës. Tregtarët kanë reaguar duke protestuar për këtë padrejtësi që po u bëhet nga Bashkia e Tiranës, e cila pas shumë vitesh kërkon të largojë tregtarët nga vendi i punës.
“Kemi bërë 15 ditë aksion dhe kemi mbajtur emrat e tregtarëve që shesin fruta dhe perime,” deklaroi një përfaqësues i grupit të punës, pa dhënë një zgjidhje konkrete për të gjithë tregtarët e prekur.
Ata shprehen se Bashkia po vepron në mënyrë të papritur dhe pa ofruar alternativa të drejta për ta. Gjithashtu tregtarët dhe banorët e zonës po kërkojnë që Bashkia të ndalojë largimet dhe të ofrojë një zgjidhje të drejtë që nuk cenon jetesën e tyre.
“Kemi vite që punojmë këtu dhe askush nuk na ka shqetësuar. Tani po na lënë pa asnjë mundësi për të ushqyer familjet,” tha një prej tregtarëve.