WhatsApp Image 2026 02 20 at 19 sd

Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të qëllonin me molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë.

Policia iu përgjigje me autobota me ujë, duke i shpërndarë dhe duke shuar zjarrin që u ndez në disa pjesë të godinës.

Menjëherë pas kësaj, ata braktisën Kryeministrinë dhe u nisën përpara Kuvendit.

Nga Parlamenti, kreu i PD Sali Berisha theksoi se sot shqiptarët u derdhën në shesh. Ndërsa nuk munguan akuzat ndaj Ilir Prodës dhe Sokol Bizhgës.

Ndërsa nënvizoi se mesazhi ishte i qartë, qytetarët duan rrëzimin  regjimit. I pyetur se përse zgjodhi në këtë protestë të largohej nga Kryeministria në këmbë drejt Parlamenti, Berisha u shpreh se “skenarët ndryshojnë”…

“Ju e patë se si Tirana dhe Shqipëria ishte derdhur njësoj si në 20 shkurt të ’91. Mesazhi është Rama është i pashpresë. Dy janë ata që hedhin ujë e gaz, Iliran Proda dhe Sokol Bizhga kriminel të klasit më të lartë që do ndëshkohen me forcën më të ligjit”, tha ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights