Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj gjatë deklaratës së saj para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, është pyetur lidhur me shumën e lartë të parave të shpenzuara për një instilacion që do të ndërtohet në kryeministri, duke tenderuar 3.7 milionë euro, ndërsa vendi ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike.

Ministrja Ibrahimaj iu shmang përgjigjes duke thënë është një projekt me fondet e FSHZH dhe se është projekt që inicion këtë vit.

 

“Unë mendoj që sot vëmendja duhet të jetë tek nismat dhe tek vendimet që qeveria ka marrë, më qëllim….

Keni pyetje tjetër, që ti përgjigjem njëherë e mirë. Faleminderit për pyetjen edhe njëherë. Ne prezantuam paketën, e cila e çon fondin e mbështetjes për të përballuar krizën në nivelin 43 mld lekë.

Është një paketë e konsiderueshme që janë fonde që përbëjnë 65% të buxhetit qe qeveria shqiptare ka pasur ne 5 vitet e fundit për financim të brendshëm.

Ne kemi bërë transparent vendimet për shkurtimin e shpenzimeve buxhetore qoftë ato operative qoftë atyre kapitale

Ky është një projekt i parashikuar dhe futet në paketën e projekteve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe është një projekt që inicion këtë vit”, u shpreh ajo.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka prezantuar vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë.

Ajo tha se paga minimale nga 30 mijë lekë të rinj do të shkojë në 34 mijë lekë, ndërsa pensionet rriten me 9.5%.

 

“Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve në nivelin 9.5% në krahasim me pensionet që merreshin në fund të vitit të kaluar. Përfitojnë 678 mijë pensionistë.

Ky vendim hyn në efekt që me pensionin e muajit shtator.

Paga minimale do të hyjë në fuqi 34 mijë lekë dhe ky është një vendim që prek një numër të madh të punësuarish, mbi 200 mijë.

Në total kemi rreth 900 mijë qytetarë që përfitojnë nga pensionet dhe rritja e pagave minimal”, tha ajo.

Lidhur me bordet e transparencës, ajo tha: Kemi vendosur që jemi një qeveri që mbështet tregun e lirë, dhe jo ndërhyrje në përcaktim cimesh, por kohë të jashtëzakonshme na ndikojnë për vendime të jashtëzakonshme. Të dyja këto borde kanë bërë punën e tyre. Do vazhdojmë të mbajmë bordet, përsa kohë do ndikohemi nga rritje eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare me qëllim garantimin që qytetarët të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm dhe limitim të spekulimeve me çmimet”.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights