if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Sonilaa qato 1024x576

Prokuroria e Posaçme ka relatuar para Gjykatës së Posaçme konkluzionet përfundimtare për Sonila Qaton, ish-drejtoreshën e ARRSH-së për shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

E akuzuar për “shpërdorim detyre”, SPAK ka kërkuar dënimin e Qatos me 1 vit burgim dhe që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Gjithashtu, edhe për 9 të pandehurit e tjerë lidhur me këtë dosje, SPAK ka relatuar konkluzionet përfundimtare si më poshtë:

Për Simon Prendin është kërkuar 2 vjet burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Prokuroria ka kërkuar për Elona Gogon 1 vit burg dhe për 5 vite të tjera jashtë funksioneve publike.

Erdit Salillari rrezikon 9 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Për Admir Pahumin, SPAK ka kërkuar 1 vit burg dhe 3 vite dënim plotësues.

SPAK kërkon dënimin me 8 muaj dhe 3 vite jashtë funksioneve publike për Nikollaq Mihalin.

16 muaj shërbim prove dhe 3 vite jashtë funksioneve publike për Miranda Shkurtin.

Për Arbër Trokën, SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vjet burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

SPAK ka kërkuar 2 vite burgim dhe për 3 vite të tjera jashtë funksioneve publike për Almir Hoxhaj.

Për Arjana Hasanin, SPAK ka kërkuar 4 vite shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale ‘shpërdorim detyre’, ‘shkeljes së barazisë në tendera, “falsifikim i dokumentave” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights