Laert haxhiu 1024x594

Telefoni i Laert Haxhiut është dërguar për ekzaminim në laboratorin e Policisë Kriminale në Tiranë, pas sekuestrimit të tij në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë. Sipas të cilës analizimi synon zbardhjen e komunikimeve të mundshme që Haxhiu ka realizuar gjatë qëndrimit në burg.

Po sipas gazetares, nëse nga ekspertimi do të përftohen të dhëna të vlefshme, atëherë telefoni i tij do t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme. Dyshimet janë se ai mund të ketë vijuar aktivitetin kriminal nga qelia.

Aktualisht Haxhiu është vendosur në izolim dhe është duke u shqyrtuar mundësia e vendosjes së tij në regjimin e posaçëm të izolimit 41-bis.

Konfirmohen se edhe 3 aparate të tjera celulare janë sekuestruar në burgun e sigurisë së lartë, të cilat ishin hedhur nga dritarja prej të dënuarve dhe pritet të zbërthehen.

Kush është Laert Haxhiu

Laert Haxhiu është i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes” të ndodhur në vitin 2017 ku mbetën të vrarë Zamir Latifi (mik i Aldo Bares) si dhe Jurgen Hoxha. Ngjarje nga e cila mbetën të plagosur dhe pronari i lokalit ku ndodhën vrasjet si dhe një kalimtar i rastit.

Laert Haxhiu u ekstradua më 3 korrik të vitit të kaluar nga Greqia, vetëm një vit pasi ishte arrestuar. Ai u kap në shtetin fqinj me leje qëndrimi greke të falsifikuar, me identitetin e rremë Mikis Askalidis, 32 vjeç, i lindur në Gjeorgji.

Aktualisht Haxhiu po gjykohet gjithashtu në Gjykatën e Posaçme si drejtuesi i një grupi kriminal përgjegjës për disa krime, vrasje dhe shpërthim tritoli gjatë viteve të fundit. Zbërthimi i bandës së tij erdhi pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani, një nga ish-anëtarët e kësaj bande.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights