Mesditen e kësaj të premteje, 22 gusht 2025, rreth orës 12:10 janë regjistruar të shtëna arme në kryeqytet, pranë zonës së Kombinatit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Petraq Leka”, teksa sipas informacionit paraprak të policisë, nuk ka asnjë të lënduar.
Sakaq, autori i ngjarjes është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Dyshohet se ka pasur një konflikt mes dy personave.
“Rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, gjeneralitet e të cilit nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Po punohet intensivisht për dokumentimin e rrethanave të rastit si dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes”, njofton policia.