Gjykata e Lartë nuk pranon të marrë në shqyrtim kërkesën e ish deputetit të PD-së Ervin Salianji për pezullim të vendimit të dënimit me 1 vit burg.
Mospranimin e kerkeses se paraqitur nga kerkuesi Ervin Salianji, per Pezullimin e vendimit nr.2900 date 18.12.2019, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor TIrane, lene ne fuqi me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tirane”.
Ervin Salianji ndodhet në burg prej 27 shtatorit 2024 pasi do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit që la në fuqi dënimin e shkallës së parë që shpalli fajtor për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale.