Të paktën 30 persona janë vrarë dhe mbi 150 të tjerë u plagosën kur një bombë e fuqishme shpërtheu në një xhami të mbushur me njerëz, në qytetin pakistanez Peshawar, njoftoi sot policia.

Shpërthimi supozohet të jetë rezultat i një sulmi vetëvrasës, por hetimi është në vazhdim, tha policia duke shtuar se masakra ndodhi gjatë lutjeve të pasdites.

Sulmi ndodhi brenda një zone të sigurisë së lartë pranë një selie policie.

“Besohet se një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të policisë ishin në mesin e viktimave, por shifra e saktë nuk dihet ende”, tha shefi i policisë së qytetit, Muhammad Ijaz.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights