if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 330 1024x683

Edhe në deklaratën e sotme për mediat, kryedemokrati Sali Berisha u ndal te shembja e banesave në Theth, duke e quajtur sërish “një krim shtetëror”.

Kryeministrin Edi Rama, e quajti “armik të shpallur të veriut në 12 vite të qeverisjes”.

“Edi Rama u soll ndaj Thethit si një shkatërrimtar, shfrytëzoi pabesinë, mashtrimin dhe ka dëmtuar më shumë se çdo pushtues tjetër gjer sot, atë zonë.  Po të heqim Rrugën e Arbrit gjatë qeverisjes sonë, investimet janë të barabarta me ato të një rrethi të vetëm të kategorisë së tretë. Shikoni ç’ndodh me autostradën Milot-Lezhë, autostradë e vdekjes, ndodhin aksident pas aksidenti. Pas Rrugës së Kombit, është rruga me trafikun më intensiv në vend. Ky e urren veriun, e urren Shkodrën!”, tha kreu i PD-së.

Më tej, shtoi se e vetmja gjë që ka bërë është se “riinauguron akset rrugore të nisura nga qeveria e dikurshme”.

“Dënoj me forcën më të madhe aktet e krimit shtetëror të kryer ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndëprerjen e menjëhershme të këtij terrori. Dëmshpërblim për banesat e prishura të premtuara që do legalizohen nga Edi Rama. I ka me zë dhe figurë premtimet e tij!”, deklaroi Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights