Pasi Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi që votat e Tiranës do të rinumërohen, ky proces pritet të nisë ditën e martë (17 Qershor).
Rinumërimi i votave të Tiranës do të bëhet te Parku Olimpik.
Janë 1282 kuti që do të rinumërohen, pas kërkesës së opozitës.
Opozita shpreson të gjejë 1300 vota në favor të saj, që do t’i japin mandatin e 14 në Tiranë, që në garën e 11 Majit pas numërimit të votave të emigrantëve, ia mori Partia Mundësia.
Rinumërimi në Tiranë do të rrisë shanset dhe për kandidatët që patën një garë të ngushtë në listë të hapur, por nuk ia dolën të fitonin mandatin.