if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Ecja zbathur 1024x683

Praktika e grounding rikthehet të jetë e pranishme në epokën bashkëkohore. Bëhet fjalë për rrënjosje, çka do të thotë të kthehesh te rrënjët, te natyra, dhe të aplikosh më shumë të ecurin zbathur, në pyll, në plazh, në shtëpi. Ka shumë benefite për organizmin, jo vetëm në forcimin e muskujve të shputës së këmbës, por përmirëson qëndrimin, stimulon qarkullimin, kryesisht në kontakt të drejtpërdrejtë me Tokën, në pyje, në lëndina, në rërë, dhe kudo ku nuk ka barrierë artificiale, sikurse ndodh me çimenton.

Kjo mënyrë e lidhjes me natyrën ka rrënjë të lashta, pasi qenia njerëzore e bën që kur nisi ekzistencën, por në shumë kultura e tradita ka vijuar të jetë e pranishme e të respektohet. Veçanërisht kulturat aziatike, por së fundmi po i rikthehen edhe ato perëndimore, pas studimeve që vërtetojnë dobitë që sjell praktika e grounding, gati-gati duke e kthyer në trend, sjellje tipike perëndimore.

Gjithsesi, natyra dhe benefitet e saj janë të panumërta, dhe kontakti me tokën shërben si rregullator edhe në sistemin nervor, redukton stresin, ankthin, depresionin, dhe favorizon ndjesinë e qetësisë. Gjithashtu ekuilibron nivelet hormonale, duke përmirësuar edhe cilësinë e gjumit, transferon elektronet nga toka në trup, duke neutralizuar radikalet e lira dhe inflamacionet. Përmirëson gjithashtu qarkullimin e gjakut, pasi ndikon te fluiditeti, me benefite kardiovaskulare.

Pra është mjaft pozitive t’i rikthehemi shëndetit të këmbëve, rrënjëve tona, e t’i rikthejmë në natyrë, në kontakt me barin, qoftë edhe pak minuta në ditë, pasi rilidhja me natyrën, që është harruar për hir të komoditetit e konsumit, është mjaft e rëndësishme për shëndetin e njeriut, në çdo aspekt.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights