Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas.
Mes 25 e 26 tetorit, në 03:00 të mëngjesit ata do të rrotullohen në drejtim të kundërt duke u pozicionuar te ora 02:00. Kjo do të thotë se do të flemë një orë më shumë.
Mbrëmja do të bjerë më herët dhe do të duhet pak kohë për t’u mësuar.
Ndryshimi i orës ndodh në më shumë se 70 vende të botës. Shumë prej vendeve europiane e ndryshojnë orën në fund të marsit dhe tetorit (ora diellore).
Të vetmet vende që nuk e bëjnë janë Islanda, Turqia, Bjellorusia, Rusia, Armenia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia.
Pjesa më e madhe e vendeve aziatike si India, Japonia, Kina dhe Mongolia zgjedhin të mos përdorin orën diellore, ndërsa shumë vende të Lindjes së Mesme e shmangin ndryshimin e orës.
Në Iran e Jordani ky është një ndryshim i bërë së fundmi, kurse Egjipti vendosi ta rikthente në vitin 2023.
Në Afrikë, shumë vende nuk e përdorin, përveç Marokut dhe Ishujve Kanarine që janë pranë, por këto të fundit i përkasin Spanjës.
