Karburant 696x495

Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore kanë nisur kontrollet në tregun e hidrokarbureve, në kuadër të planit të përbashkët operacional për monitorimin e këtij sektori.

Aksioni i parë u zhvillua në qytetin e Elbasanit, në dy subjekte karburanti, ku u konstatuan shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi.

Autoritetet njoftojnë se, kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, me qëllim luftën kundër informalitetit, monitorimin e çmimeve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Administrata Tatimore dhe Doganore bëjnë me dije se aksionet synojnë sigurimin e transparencës, respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit të konsumatorëve në sektorin e hidrokarbureve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights