640 0 1740151067xauto 900 0 1740137109xlutfi drevishi frame 26203 6781740148371 173

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi sot se task-forca e ngritur nga SPAK për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit, është një nismë e mirëpritur prej tij, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në fjalën e tij në një tryezë të përbashkët për krimet zgjedhore me Komisonerin Shtetëror të Zgjedhjeve, kryeprokurorin Olsian Çela, kreun e SPAK, Altin Dumani dhe përfaqësues nga partitë politike, Gonzato tha se, blerja e votës dhe presioni ndaj votuesve vijon të jetë problem në Shqipëri.

Ai gjithashtu u shpreh se keqpërdorimi i burimeve administrative është një tjetër çështje e ngritur në raporte të ndryshme, si një çështje që kërkon më shumë vëmendje për të siguruar kushte të barabarta loje.

“Blerja e votës dhe presioni ndaj votuesve vijon të jetë problem në Shqipëri. Mirëpres nismën e ndërmarrë nga aktorët kryesorë, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe Policia e Shtetit, për të koordinuar përpjekjet e tyre para zgjedhjeve të 11 majit, për të adresuar krimet e mundshme zgjedhore, si garanci për besim në këto zgjedhje. Dhe mezi po pres që të dëgjoj më shumë nga këto institucione lidhur me nismën e tyre dhe koordinimin. Keqpërdorimi i burimeve administrative është një tjetër çështje e ngritur në raporte të ndryshme, si një çështje që kërkon më shumë vëmendje për të siguruar kushte të barabarta loje”, tha Gonzato në një takim të organizuar nga organizata të shoqërisë civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights