Tarifat e trump per makinat e importuara 1024x597

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se do të shpallë së shpejti tarifat që do të zbatohen për “të gjitha vendet”.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One të dielën, Trump tha se kjo do të nisë nga 2 Prilli dhe do të ketë ndikim kudo.

“Do të ndikohen të gjitha vendet. Pra, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Në thelb janë të gjitha vendet për të cilat kemi folur”, është sbprehur Donald Trump.

Vërejtjet e Trump vijnë pasi administrata e tij e ka cilësuar 2 Prillin si “dita e çlirimit” për ekonominë amerikane. Këshilltari i ekonomisë i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett, sugjeroi në fillim të këtij muaji se masat do të përqendroheshin shumë në 10 deri në 15 vende që përbëjnë pjesën më të madhe të deficitit tregtar të SHBA.

Trump, i cili javën e kaluar njoftoi një tarifë prej 25 për qind për të gjitha importet e makinave, ka akuzuar prej kohësh vendet e tjera se po shfrytëzojnë SHBA-në në tregti, për të ringjallur prodhimin vendas dhe për të krijuar vende pune.

Tarifat e fundit të Trump për makinat dhe automjetet e tjera kanë tensionuar marrëdhëniet e Uashingtonit me disa nga partnerët dhe aleatët e tij më të ngushtë, duke përfshirë Kanadanë, Bashkimin Evropian dhe Japoninë, të cilat të gjitha kanë industri të mëdha automobilistike.

Ndër të tjera presidenti amerikan foli gjithashtu se një marrëveshje me kompaninë mëmë kineze të TikTok, ByteDance, për të shitur aplikacionin do të arrihet shumë shpejt. Trump caktoi afatin 5 prill që TikTok të gjejë një blerës jo-kinez ose të përballet me një ndalim të SHBA-së për arsye sigurie kombëtare.

Ne kemi shumë blerës të mundshëm. Ka një interes të jashtëzakonshëm për Tiktok”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One.

E ardhmja e aplikacionit të përdorur nga gati gjysma e amerikanëve ka qenë e pasigurtë që nga një ligj i vitit 2024, i miratuar me mbështetje dërrmuese dypartiake, që kërkonte që ByteDance të shiste TikTok deri më 19 Janar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights