Paralajmërimet e tij për tarifa shtesë mbi mallrat e tre partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së, presidenti amerikna Donald Trump i bëri realitet. Trump njoftoi se do të vendosë të tarifa të reja prej 25 për qind për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja dhe 10 për qind për importet nga Kina.
Ai e nënvizoi se të treja këto vende nuk do të bëjnë dot asgjë për ta parandaluar këtë nismë të tij. Nuk ka asnjë mundësi që ata të sigurojnë një shtyerje të zbatimit të vendimit për tarifat, të paktën jo tani. Dhe këtu nuk kemi të bëjmë aspak me cështje pazaresh. Ne, me të treja këto vende kemi deficite të mëdha. Mark Carney, kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm kanadez, deklaroi se vendi i tij “do t`i vihet përballë këtij bullizuesi”.
Duke folur ekskluzivisht për BBC Newsnight, 59-vjeçari tha se Kanadaja do t`i përgjigjet “dollar më dollar tarifave amerikane”. Carney, i cili shpalli këtë muaj kandidaturën për lider të Partisë Liberale qeverisëse në vend, është ish-guvernatori i Bankës së Kanadasë dhe Bankës së Anglisë.
“Ne jemi të bashkuar dhe do të hakmerremi”, theksoi ai. Trump la të hapur mundësinë e vendosjes së një tarife më të ulët për naftën e importuar nga Kanadaja, duke thënë se kjo normë do të jetë 10 për qind në vend të normës 25 për qind të planifikuar për mallrat e tjera nga fqinji verior i Shteteve të Bashkuara.
Por ai bëri të ditur se tarifat më të gjera për naftën dhe gazin natyror do të shpallen në mes të shkurtit. Komentet e tij shkaktuan rritjen e çmimit të naftës dhe rënien e aksioneve. Vec Kanadasë, edhe Meksika është shprehur se i ka gati planet për tarifa hakmarrëse.