Tabaku1 1 676x450

Sot, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, takoi minatorët që protestuan përpara Parlamentit dhe Kryeministrisë, duke kërkuar njohjen e statusit të tyre të posaçëm.

Takimi vjen pas premtimit të bërë disa javë më parë nga Tabaku, ku ajo u zotua për një propozim ligjor për minatorët, i cili tashmë është dorëzuar në Kuvend, i nënshkruar edhe nga dhjetë deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.

Pas përfundimit të seancës parlamentare, Tabaku iu bashkua protestuesve, duke iu prezantuar draftin e ligjit për statusin e minatorit.

“Tani është momenti të shtyjmë përpara me presion qeverinë dhe mazhorancën socialiste, që ua kanë premtuar dhe ende nuk ua kanë plotësuar, ” u shpreh ajo.

 

Propozimi i PD-së synon t’u japë minatorëve statusin dhe mbështetjen që kërkojnë prej kohësh, duke garantuar të drejtat dhe mbrojtjen sociale të nevojshme për punën e tyre të rrezikshme dhe të palodhur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights