Komisioni i Ekonomisë po diskuton ndryshimet e paketës fiskale, ku në nenin 15 të njërit prej ligjeve parashikohet heqja e kompetencave të zyrave tatimore, për të zbatuar ligjin për të zbatuar procedurat tatimore.
“Janë bërë disa ndryshime të cilat lidhen, është rritur koncepti i gjobës, deri në 10-fishim, për të ulur ekonominë informale, që të ulet përdorimi i cash.
Nëse qëllimi është të ulet ulja e përdorimit të cash dhe të rritet në banka.
Nuk prek pagesat në ndërtim. Elementi tjetër është rritja e gjobave, deri në 10 herë”, u shpreh Tabaku.
Sipas saj “niveli më i lartë I gjobave në 30 vite.
Parimi I gabuar. Përjashtimi që kthehet në rregull, është shumë i dëmshëm.
Evazorë fiskale dhe janë paguar fonde publike.
Tani po 10-fishojmë tatimet për bizneset që përsërisin gabimet.
Tani për bizneset që janë tatimpagues vendosen gjoba 10 herë më të larta, ndërkohë që amnistojmë evazorët e 30 viteve.
Sa e drejtë është në një kohë që diskutoheni amnistinë fiskale juve të gjobisni më shumë tatimpaguesit e rregullt?”.