Jorida tabaku 1024x576

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shprehet se sipas saj nuk ka ndonjë avancim real përsa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Jorida Tabaku: Kam ngritur shqetësime në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka një diskutim mbarëkombëtar për procesin e integrimit. PD ka pasur një qëndrim: Marrja e vendimit për hapjen e negociatave dhe diskutimet që po kryhen për grup-kapitujt vijnë si rezultat i vendimit gjeopolitik që është marrë për hapjen e negociatave.

Gjatë fjalës së saj në një prononcim për mediat, Tabaku thotë se PD-ja e ka nisur këtë proces dhe e bindur shton se do jetë kjo forcë politike që do të përfundojë procesin e integrimit në qeverisje.

Jorida Tabaku: PD e ka nisur këtë proces, e mbështet këtë process, do të jetë ajo që do e përfundojë këtë proces në qeverisje. Nuk ka ndonjë kriter të plotësuar, nuk ka ndonjë avancim real edhe në çështje të tregut të brendshëm. Është një proces teknik që po vazhdon si rezultat i vendimit gjeostrategjik që është marrë pas agresionit rus në Ukrainë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights