Deputetja e
Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar raportin e Autoritetit të
Konkurrencës.
Gjatë
mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është diskutuar raporti i
Autoritetit të Konkurencës prezantuar nga Denar Biba. Pas përfundimit të
prezantimit, deputetja e PD Jorida Tabaku ngriti një numër çështjes në lidhje
me konkurencën në treg dhe punën e Autoritetit të Konkurencës..
Sakaq ajo tha se bizneset ulen në tryezë me shtetin e vendosin çmime për karburantet në dëm të qytetarëve.
shpjegojë, u shpreh Tabaku, kryetari i Autoritetit të Konkurencës nëse kemi një
treg të lirë dhe të konkurueshëm në fushën e karburanteve, telefonisë celulare
dhe ushqimeve?
Ndërsa u
fokusua në detaj në lidhje me tregun e karburaenteve Tabaku ngriti shqetësimin
se ndryshe nga sa pretendon qeveria se Fiskalizimi ka përfshirë edhe sektorin e
hidrokarbureve, e vërteta sipas Gjykatës Kushtetuese është se ky sektor nuk
është i fiskalizuar.
Më tej
Tabaku theksoi se Autoriteti i Konkurencës nuk ka mbrojtur interesin publik në
lidhje me dy projekte që janë debatuar në publik. Debati mbi Portin e Durrësit
që sipas letrave dhe shkëmbimeve publike me Komisionerin e Zgjerimit të BE,
Varheleyi, kanë qenë në shkelje të konkurencës nuk morrën asnjë reagim nga
Autoriteti Konkurencës. Së dyti, aeroporti i Vlorës që gjithashtu është
shënjuar në Progres Raportin e BE si një kontratë në sheklje të konkurencës.
fokus në fund të fjalës së saj, Tabaku u shpreh e shqetësuar për mungesën e
reagimit të Autoritetit të Konkurencës në lidhje me Tenderat pa Garë dhe
konkurrimet fiktive në garat e hapura në fushën e prokurimeve publike.