Edi rama 1024x590

Pas fitores së thellë ndaj Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka vendosur të dalë sërish në rubrikën e tij të preferuar online “Sy m’sy”.

Rama u shpreh se Shqipëria ka lajme të mira përsa i përket negociatave me Bashkimin Evropian, duke thënë se beson që së shpejti do të hapen dhe grup-kapitujt e fundit.

“Kemi lajme të mira nga fronti i negociatave. Shpresojmë, besojmë që se shpejti do marrim lajmin e hapjes së një tjetër grup kapitulli. Sipas ambicies dhe planit, është të hapim e grup kapitujt e fundit, në mënyrë që t’i kemi të gjithë grup kapitujt e hapur”, tha ai.

Duke u ndalur tek Samiti i Komitetit Evropian të mbajtur në vend më 16 maj, ai u shpreh se ishte një sukses i jashtëzakonshëm, madje fantastik. Kreu i qeverisë dha dhe lajmin se kanë nisur punimet për samitin e NATO-s që do të mbahet në vendin tonë.

“Ndërkohë Samiti i Komitetit Politik Evropian ka qenë një sukses i jashtëzakosnshëm. Fantastik do thoja pa ekzagjerim. Jehonë e të cilit në korridoret e politikës evropiane vazhdon. Kemi filluar punën për samitin e NATO-s. Në dukje ka kohë, por në fakt, kjo është mënyra se si punohet për samitet e NATO-s”, tha ai.

Ky samit do të mbahet në kryeqytetin tonë në vitin 2027. Samiti ka një rëndësi të madhe, pasi do të mbledhë në Tiranë të gjithë liderët e kësaj aleance, duke përfshirë këtu edhe Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights