Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot, 8 korrik, pamjet nga kantieri i superstradës Tiranë-Durrës, ku punimet për korsitë e reja të lëvizjes janë drejt përfundimit.
Ndërkohë, ka nisur edhe rindërtimi i korsive ekzistuese, si pjesë e një transformimi të plotë të këtij segmenti të rëndësishëm rrugor.
“Mirëmëngjes, dhe me kantierin e superstradës Tiranë-Durrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me video nga terreni.
Projekti synon të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin mes dy qyteteve më të mëdha të vendit dhe të rrisë sigurinë rrugore për mijëra drejtues automjetesh çdo ditë.